Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller ka dhënë detaje mbi agjendën e Sekretarit Amerikan Antony Blinken, i cili do të mbërrijë këtë të enjte për një vizitë zyrtare në Tiranë. Në një konferencë për shtyp, Matthew Miller, teksa ka thënë se ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri, ka shtuar se gjatë qëndrimit ai do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.