Protesta e opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pas përmendjes së emrit të kryeministrit Edi Rama në çështjen McGonigal, ka cuar në blindimin e kryeministrisë. Dera e godinës së qeverisë është blinduar me veshje metalike. Po ashtu një numër i madh I forcave efektive kanë rrethuar ndërtesën në përgatitje të tensioneve të mundshme. Kamera shtesë vendosur në cdo cep të ndërtesës, ndërkohë që shtyllat e bulevardit janë lyer me graso.