SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim ish-kandidatin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Etion Joka. Nga hetimet e Prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rezulton se Jokai ka ofruar qytetarit të identifikuar si Elis Babo 100 dollarë në këmbim të votës. Ish-kandidati i LSI-së do të përballet me akuzën e “korrupsion aktiv në zgjedhje”, ndërsa qytetari për korrupsion pasiv.