Top News/ BKH, kontrolle në shtëpinë e Beqajt, ish-ministri: Nuk i bëj unë tenderat
29/12/2023 17:02
Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kontrolluar banesën e Ilir Beqajt ditën e enjte. Lajmi u konfirmua edhe nga vetë ish-ministri, që këtë të premte u paraqit në SPAK për të respektuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.