Byroja Kombëtare e Hetimit ka hapur garën për zëvendësuesin e Joni Ketës, që u zgjodh në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar si drejtor i ri i institucionit që konsiderohet si krahu i djathtë i SPAK. Përzgjedhja do të bëhet nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për secilin kandidat krijohet dosje e cila përmban të gjitha dokumentet e prezantuara nga kandidati.