Top News-Biznesmeni u shpëtoi 2 atentateve/Kallëpe tritoli nga Vlora në Cërrik e Tiranë
10/01/2022 20:22

Vdekja në mënyrë tragjike e 27 vjecarit Erion Rexhepi më datë 30 dhjetor në Cërrik, po zbërthehet dita ditës nga policia. Ndërsa prej disa ditësh është cilësuar si një mister vdekja e tij, sa duket këtë të hënë autoritetet kanë nxjerrë në pah një detaj i cili zbërthen njëkohësisht edhe vdekjen e Rexhepit, por edhe plagosjen e dy personave të tjerë. Bëhet fjalë për biznesmenin Mikel Harizaj me origjin nga Vlora dhe Serin Dunin kamarjerin e një lokali, i cili ishte bashkë me Harizajn natën e shpërthimit të tritolit në automjetin e këtij të fundit. E pikërisht e gjithë pista e hetimit që është shtrirë në tavolinën e grupit hetimorë ka të bëjë me këtë automjeti. Rezulton se makina ku ishte vendosur tritoli me 7 janar, të jetë e njëjtë me atë ku ishte Erion Rexhepi me 30 dhejtor. Mjetit ‘Mazda’ ngjyrë blu iu vendos tritoli më 30 dhjetor me qëllimin e vetëm për të vrarë Harizajn, por atë ditë, për fatin e mirë të shënjestrës, por jo të 27-vjeçarit të ndjerë, mjeti përfundoi në duart e gabuara. Makinën e kishte marrë vjehrri i Harizajt, ndërsa në momentin që ai ka frenuar, tritoli ka rrëshqitur nga vendi ku ishte vendosur e ka rënë në tokë. Në ato caste lënda eksplozive është parë nga Rexhepi, i cili nga kurioziteti e ka marrë në dorë dhe i shpërthyer. Për pasojë, 27-vjeçari humbi jetën, por vdekja e tij mbeti mister deri në momentin që e njëjta makinë shpërtheu me tritol në Tiranë. Policia arriti të zbardhjë vdekjen e Rexhepit, I cili humbi jetën aksidentalisht si pasojë e shpërthimit të lëndes plasëse, ndërsa atentati ndaj bzinesnemit Harizaj dhe Serin Dunit vijon të jetë në hetim. Mikel Harizaj nuk është person i panjohur për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2012 në Selenicë të Vlorës pasi akuzohet se pas një sherri në lokal, ka tentuar të vrasë 3 persona duke u hedhur një granatë. Kjo ngjarje mendohet të ketë lidhje me atentatin e ngritur ndaj tij natën e 7 janarit, ndërsa dyshohet se kjo ka ndodhur për hakmarrje.

Top Channel/ SPAK: 14 zyrtarë nën hetim. Në “lupë” tre deputetë, një ish-deputet dhe 1 ish-ministër
22/08 19:33
Top Channel/I burgosuri shqiptar në Angli ankohet në TikTok: Më ktheni në Shqipëri, ushqimi këtu…
22/08 19:22
Top News – Van Damme qan mikun e vrarë shqiptar/ 61-vjeçari u qëllua 4 herë nga qiramarrësi
22/08 19:07
Top News- Krimi brenda familjes në Volos, flet daja i autorit: E morëm vesh nga televizori
22/08 19:06
Top Channel/ Plazh pas shiut. Reshjet nuk i ndalin të apasionuarit pas detit
22/08 18:19
Top Channel/ VV paraqet kandidat tjetër, opozita e rrëzon: Dështon seanca konstituive e radhës!
22/08 17:11
Top Channel/ Ekzekutoi gruan para 4 fëmijëve, flet daja i shqiptarit: Arsyeja se përse e bëri….
22/08 17:02
Top News- V*au 32-vjeçarin për kanalin vaditës/ Ngjarja në Divjakë, lihet në burg autori i dyshuar
22/08 16:48
Top Channel/ E bujshme! Zbulohet baza ushtarake sekrete, kërcënim për Azinë Lindore dhe SHBA-në
22/08 16:42
Top News – Ukraina sulmon naftën ruse / Ndërpritet rrjedha drejt Hungarisë e Sllovakisë
22/08 16:14
Top Channel/ Rritje konsumit të energjisë gjatë verës, Balluku: Ka rënë humbja në rrjet!
22/08 15:57
Top Channel/ Vdekja e 32-vjeçarit në Divjakë, ‘arrest në burg’ për autorin e dyshuar
22/08 15:56
Top Channel/ Pranga piromanit në Gramash! Ndezi zjarr në pyll, rrezikoi banesat e fshatit
22/08 15:45
Top Channel/Lufta kundër piraterisë! AMA miraton ndryshimet: Subjektet,vetëm shërbime të autorizuara
22/08 15:27
Top Channel/ Emigranti vret bashkëshorten! Dëshmi tmerri, dyshohet se fëmijët panë gjithçka
22/08 15:23
Top Channel/ Arrestohet i shumëkërkuari! Ramadan Zoto kapet në Korçë. Aksioni si në filma
22/08 15:20
Top News- Aksidenti tragjik në Pogradec/ Makina përplas 62-vjeçaren, lëndohet edhe një e mitur
22/08 15:09
Top Channel/ “Shtatorja e Rugovës në magazinë”, Berisha vlerëson ish-Presidentin e Kosovës
22/08 15:05
Top News- Operacionalja ‘rrethon’ Korçën/ Arrestohen dy persona, zbulohet arsenal armësh
22/08 15:01
Top Channel/ Tre italiane bëjnë ‘kërdinë’ në Ksamil, vjedhin bizhuteri e parfume
22/08 14:52