Biznesmeni Aredin Behari dëshmoi këtë të martë në Gjykatën e Posaçme në procesin “Plumbi i Artë” lidhur me dy atentate të ngritura ndaj tij, njëri në vitin 2017 dhe tjetri në 2019 në qytetin e Fierit, ku ai shpëtoi pa marrë lëndime në të dyja episodet. I thirrur nga prokuroria e posaçme në këtë proces, Behari tha me detaje se si ndodhën të dyja atentatet, duke mos lënë pa sqaruar konfliktet e vjetra me dy vëllezërit Albert dhe Ardian Pashaj, ndaj të cilëve ai drejton gishtin për urdhërimin e të dyja rasteve.