Pas kanabisit, në Shqipëri duket se po nis një tjetër biznes narkotikësh. Bëhet fjalë për kultivimin e opiumit. Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar ‘Opium’. I arrestuari është Tolem Lamaj, i cili akuzohet se kultivonte bimë opiumi. Policia bën me dije se si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, është zbuluar një ambient i hapur ku ishin mbjellë 70 bimë të dyshuara opium.