Indeksi i besimit ekonomik të Shqipërisë u rrit në 112.6 pikë në shtator nga 112 pikë në gusht, njoftoi të martën Banka e Shqipërisë. Rritja është nxitur nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve, thuhet në anketën e vrojtimit mujor të besimit të bizneseve dhe konsumatorëve. Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 2.5 pikë përqindje, duke qëndruar rreth 14 pikë përqindje mbi mesataren historike, ndërsa treguesi i ndërtimit u rrit me 1.2 pikë përqindjeje, në 27 pikë mbi mesataren.