Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar "Midnight" në Malësinë e Madhe duke vënë në pranga në flagrancë një 28-vjeçar. I riu me iniciale, D. D., u arrestua në flagrancë brenda banesës që kishte marrë me qira në Koplik, të cilën e kishte përshtatur për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit. Policia ka proceduar penalisht dhe 9 shtetas të tjerë mes tyre dhe një I mitur, të cilët u kapën në flagrancë pas mesnate, në katin e dytë të banesës duke luajtur lojëra fati.