Vlera e Bitcoin-it ka vazhduar të bjerë gjatë fundjavës, duke arritur nën 34,000 dollarë në zinxhirin e shkëmbimit të kriptovalutave, Coinbase. Kriptomonedha më e madhe në botë për nga vlera e tregut ka rënë tani për 50%, krahasuar me kulmin e saj në nëntor të vitit të kaluar. Rënia e vlerës së aseteve digjitale vjen në kohën kur edhe tregjet e aksioneve në botë janë në rënie. Bitcoin përbën rreth një të tretën e tregut të kriptovalutave, me një vlerë totale prej 636 miliardë dollarësh. Ethereum, kriptovaluta e dytë më e madhe në botë, gjithashtu ka rënë në vlerë, për më shumë se 10% në javën e fundit.