Helikopterët ushtarakë amerikanë, Osprey, ulen dhe ngrihen pa pushim në stacionin ajror dhe detar të Sigonella-s në Itali, të menaxhuar nga SHBA. Mjetet ajrore me rotor, mund të ulen dhe ngrihen si helikopterë të thjeshtë, me rotorët e kthyer përpara, si një avion. Ata janë të projektuar të mbajnë deri në 24 pasagjerë të ulur ose 32 trupa dhe kanë një rreze fluturimi prej më shumë se 1600 km.