Top News – ‘Bisha’ amerikane pranë Rusisë… / Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë ndalet në Oslo
25/05/2023 08:45

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, USS Gerald Ford, ka lundruar drejt Oslos të mërkurën, në udhëtimin e parë për një anije të tillë amerikane, me qëllim demonstrimin e forcës së NATO-s në një kohë tensionesh të shtuara mes aleancës dhe Rusisë për luftën në Ukrainë. Luftanija dhe ekuipazhi i saj do të kryejnë stërvitje me forcat e armatosura të Norvegjisë përgjatë brigjeve të vendit, në ditët në vijim – tha ushtria norvegjeze. “Vizita është një sinjal i rëndësishëm i marrëdhënies së ngushtë dypalëshe mes SHBA-së dhe Norvegjisë dhe një sinjal i besueshmërisë së mbrojtjes kolektive”, tha Xhoni Karlsen, një zëdhënës i shtabit të përgjithshëm norvegjez. Mediat vendase raportuan se aeroplanmbajtësja do të lundrojë në veri të qarkut arktik por zëdhënësi refuzoi të komentonte raportet. Ambasada ruse në Oslo dënoi ndërkohë ndalesën në norvegji të aeroplanmbajtëses. “Nuk ka asnjë cështje në veri që kërkon zgjidhje ushtarake...nuk ka as edhe një temë ku ndërhyrja nga jashtë është e nevojshme”, tha ambasada në një postim në facebook. “Duke marrë parasysh se është i pranuar gjerësisht në oslo fakti se Rusia nuk përbën kërcënim direkt ushtarak për vendin, një demonstrim i tillë force duket jo logjik dhe i dëmshëm”. Norvegjia, anëtare e NATO-s, ndan një kufi me rusinë në arktik dhe vitin e shkuar u bë furnizuesja më e madhe me gaz e evropës pas ndalimit të rrjedhës nga rusia. Ushtria norvegjeze dhe aleatët e natos kanë patrulluar pranë platformave në det të naftës dhe gazit që nga vjeshta, pas shpërthimeve në tubacionet e nënujshme të Nord Stream-it në detin Baltik.

Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13