Zyrtarët kryesorë të përfshirë në bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore, thanë se janë optimistë lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje. Enrique Mora, negociatori kryesor i Bashkimit Evropian, tha se gjatë fundjavës ai ishte “absolutisht” optimist lidhur me përparimin e arritur deri më tani në bisedime. “Ne po përparojmë dhe pres që të përmbyllim shumë shpejt bisedimet”, tha Mora. Ambasadori rus, Mikhail Ulyanov, tha se janë “tri-katër çështje” që kanë mbetur të pazgjidhura.