Paralelisht me hetimet për zhdukjen e Ervis Martinajt, në një tjetër dosje të bujshme të autoriteteve shqiptare janë duke u zbërthyer në bashkëpunim me ndërkombëtarët bisedat e zhvilluara të ish-bosit të lojërave të fatit përmes aplikacionit Sky. Bëhet fjalë për një dosje voluminoze me mijëra faqe, për përmbajtjen e të cilave autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni nga homologët francezë dhe belgë.