Policia e Shtetit ka bërë bilancin e muajit qershor. Kontrollet e në të gjithë territorin dhe veprimet hetimore goditën veprimtari kriminale në të gjitha fushat dhe prangosën 378 shtetas, 25 prej të cilëve ishin në kërkim kombëtar. Mësohet se si rezultat i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë janë vënë në pranga 15 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dënuar ose akuzuar për vepra të rënda penale.