Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin maj, ku përmes operacioneve të kryera kanë parandaluar veprimtari të paligjshme dhe zbardhjen e dokumentimit të ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend. Janë kryer 79 operacione policore dhe janë kapur 68 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.