Vetëm në muajin gusht, në Fier janë arrestuar 9 shtetas që drejtonin automjetet, në gjendje të dehur, dhe janë proceduar penalisht 43 shtetas që drejtonin motomjetet, pa leje drejtimi. Rrugorja e Fierit ka ndëshkuar administrativisht, në total, mbi 7600 drejtues mjetesh. Nga të cilët, 419 janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe mbi 1200 të tjerë janë ndëshkuar për parakalime të gabura.