Arrestohet i dyshuari si ideator dhe autor i grabitjes së filialit të postës shqiptare në Kamëz, Elis Suçi. Të riut i janë sekuestruar edhe paratë që grabiti, një shumë prej rreth 100 mijë lekësh. Të martën policia arrestoi bashkëpunëtorin e tij, Algert Kurtin, I cili pohoi se autor kryesor ishte 30-vjeçari Elis Suçi. Të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të maskuar, grabitën nën kërcënimin e armës filialin e postës në Kamëz.