Një operacion i policisë së Tiranës i koduar ‘Ndalesa’ ka arerstuar një 46-vjeçar. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale prodhim dhe shitje narkotikësh dhe futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg. Ai u vu në pranga në rrugën “Ali Demi” mnë Tiranë, ndërsa operacioni për arrestimin e tij u bë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë numër 1, në bashkëpunim dhe me Seksionin e Narkotikëve, pas informacioneve që morën në rrugë operative për vendodhjen e këtij shtetasi.