Top News – Biden: Ukraina në NATO pas luftës / ’Shuhen’ shpresat, vendi nuk është gati ende
10/07/2023 10:58

Përpara se të nisej për në samitin e NATO-s, presidenti i amerikan Joe Biden tha se Ukraina nuk është gati për anëtarësim në aleancë, duke pohuar se lufta me Rusinë duhet të përfundojë përpara se vendi të marrë një ftesë për anëtarësim. Një ditë më parë, në një intervistë për CNN, Biden u shpreh se megjithëse është herët të flitet për përfshirjen e Ukrainës në Aleancë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë të NATO-s do të vazhdojnë të furnizojnë Kievin me armët e nevojshme për t'u mbrojtur kundër pushtimit të pajustifikuar rus. Kjo intervistë u realizua para nisjes së Biden për një turne në tre vende të Evropës. Biden foli përpara udhëtimit të tij njëjavor, i cili fillon në Londër, më pas vijon në Vilnius të Lituanisë për samitin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik, dhe në fund, në Finlandë për t'u takuar me udhëheqësit e anëtarit më të ri të NATO-s. “Unë nuk mendoj se ka unanimitet në NATO se a duhet të anëtarësohet Ukraina në familjen e NATO-s tani, në këtë moment, në mes të një lufte”, tha Biden. "Ne jemi të vendosur të angazhohemi në çdo centimetër të territorit që është territor i NATO-s. Është një angazhim që ne të gjithë e kemi bërë pa marrë parasysh çfarë ndodh. Nëse lufta vazhdon, atëherë të gjithë jemi në luftë", tha Biden. Biden tha se ka folur shpesh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për situatën e NATO-s dhe tha se e ka siguruar atë për mbështetjen e Uashingtonit në mbrojtje kundër agresionit rus. "Unë mendoj se ne duhet të përcaktojmë një rrugë racionale për Ukrainën që të jetë në gjendje të kualifikohet për të qenë në gjendje që të hyjë në NATO", tha Biden.

Top Channel/ Dështon takimi Danimarkë-SHBA për Groenlandën, provokon Rusia
14/01 23:08
Top News- SHBA do sulmojë Iranin? Nisin lëvizjet e ushtarëve në bazë e Katarit
14/01 23:00
Top Channel/ Bëri një artikull mbi Trump duke përdorur informacione sekrete, nisin hetimet për…
14/01 22:50
Top News- Vinçi bie mbi tren, bëhen copash vagonët, dhjetëra viktima e të plagosur
14/01 22:45
Top News- SHBA nis luftën me Iranin brenda 24 orëve, Trumpit i soset durimi me Teheranin
14/01 22:44
Top News- Irani paralajmëron hakmarrje nëse Trump sulmon, SHBA tërheq personelin nga bazat
14/01 22:40
Top News- Kategoritë që preken nga ngrirja e vizave në SHBA, përfitojnë vetëm….CNN zbardh detajet
14/01 22:30
Top News- Trump ultimatum Iranin, nuk toleron ekzekutimin e protestuesve
14/01 21:56
Top Channel/ SHBA-Iran, tension i lartë! Alarmi: Pritet sulm i amerikanëve
14/01 19:57
Top Channel/ “Zarfi duhet të dërgohet në Moskë”, pas zhdukjes së oligarkut, vetëvritet diplomati rus
14/01 19:45
Top Channel/ SHBA pezullon vizat me Shqipërinë dhe shumë vende tjera
14/01 19:38
Top News- Krah Moskës, por merr përfitimet nga BE/ Plani i Rritjes, Serbisë i jepen fondet e para…
14/01 17:09
Top Channel/ Nafta e Venezuelës, kompanitë “frenojnë” entuziasmin e Trump? “Do shumë investime”!
14/01 15:15
Top Channel/Danimarka nis masat: Mes frikës për Groenlandën, forcon pozicionin në det kundër Rusisë!
14/01 14:46
Top News – Danimarka e Greenlanda përballë JD Vance / Takim me rrezik të lartë, vendoset e ardhmja
14/01 14:35
Top News – Irani vë në shënjestër bazat amerikane / Trump urdhëron ‘zbrazjen’, tensionet në qiell
14/01 14:27
Top News- Planeti po shkon drejt përvëlimit! 2025, viti i tretë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë
14/01 14:14
Top News – Rreziku kryesor për botën…Lufta ekonomike zëvendëson konfliktin e armatosur
14/01 14:03
Top News – Kina nuk do t’ia dijë për tarifat e Trump / 1 trilion USD, suficit tregtar rekord në 2025
14/01 14:01
Top News – Dhëndri i Trumpit kthehet në Moskë / Do të takohen me Putinin për paqen në Ukrainë
14/01 13:50
DIGITALB DIGITALB