Top News – Biden, takim me Putinin / Përpjekje për të penguar pushtimin e Ukrainës
21/02/2022 11:48

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është pajtuar në parim për një samit me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa lideri amerikan po kërkon që ta pengojë udhëheqësin e Kremlinit që ta pushtojë Ukrainën. Biden do të takohej me Putinin pas bisedimeve të 24 shkurtit midis sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, “nëse nuk ka ndodhur një pushtim”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki përmes një deklarate. Ideja e një takimi dypalësh është propozuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ka zhvilluar bisedime të ndara me dy liderët më 20 shkurt. Nuk është bërë e ditur se në cilën datë apo në cilin vend do të mbahej ky samit. Biden dhe Putin u takuan për herë të parë në Gjenevë në muajin qershor. Ai samit u nxit pas një grumbullimi më të vogël të ushtrisë ruse pranë Ukrainës, që ndodhi gjatë pranverës. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha më 21 shkurt se mirëpret nismën e Macronit dhe shpreson që kjo do të çojë në tërheqjen e trupave ruse që po kërcënojnë shtetin e tij. “Ne mirëpresim këtë nismë. Ne besojmë se çdo përpjekje që ka për qëllim zgjidhjen diplomatike, ja vlen të provohet”, tha Kuleba. “Ne shpresojmë që dy presidentët do të dalim nga takimi me një marrëveshje që Rusia të tërheqë trupat e saja nga Ukraina”.

Top News – Orët e fundit të Pablo Escobar. Gabimi që u tregoi agjentëve vendndodhjen e tij
06/12 18:56
Top News – Bombardimi i trafikantëve. Ushtria amerikane mbron operacionet në Venezuelë
06/12 16:57
Top Channel/ Trump publikon Strategjinë e Sigurisë Kombëtare: Përmendet Kosova!
06/12 15:03
Top Channel/ Lirohen gabimisht 300 të burgosur në Angli: Po përziejnë krimet e dhunshme me vjedhjet!
06/12 14:45
Top News – Komploti i Bashar al-Assad. Miliona euro për të rrëzuar qeverinë e re në Siri
06/12 14:35
Top News- Plas një tjetër luftë/ Pakistani dhe Afganistani përleshen sërish në kufi
06/12 14:27
Top News – ‘Fshesa’ e Donald Trump. Mbi 2 milionë emigrantë të dëbuar nga SHBA
06/12 14:27
Top News- Europa e do ende SHBA/ Kallas: Është aleatja jonë më e madhe
06/12 13:29
Top News- Europa e do ende SHBA/ Kallas: Është aleatja jonë më e madhe
06/12 13:29
Top News – ‘Trump, i paqëndrueshëm’. Bolton: Nuk ka strategji! Improvizon për të udhëhequr
06/12 12:22
Top Channel/ “Dilini Zot vetes”, SHBA i jep afat Europës: Keni kohë deri në 2027-tën për..
06/12 12:07
Top News – Putin sfidon sanksionet e SHBA/ Zotohet se furnizimi me naftë për Indinë do vazhdojë
06/12 12:05
Top Channel/ 2025-sa-Europa zjarre rekord, ekspertët: “Diçka nuk është në rregull”!
06/12 11:30
Top News- Sulmi më i madh rus në luftë/ 700 dronë e raketa bien mbi Ukrainën gjatë natës
06/12 11:21
Top Channel/ Perfitimet e Shkupit per hapjen e qendrave per emigrantet nga Britania e Madhe!
06/12 11:19
Top Channel/ Mburoja mbrojtëse e centralit të Çernobilit jashtë funksionit: E bënë dronët rusë!
06/12 11:18
Top Channel/AI mund të krijojë pandemi, ekspertët japin alarmin: S`është skenar fantastiko-shkencor!
06/12 11:07
Top Channel/ Gjermania ashpërson ligjin e shtetësisë, zyrtarët: Azili është përgjysmuar!
06/12 10:43
Top Channel/ Daut Gumeni, mes diplomacisë dhe persekutimit, Greqia nderon poetin dhe ish-diplomatin
06/12 10:33
Top News- ‘Çdo javë përballje me nëndetëse ruse’/ Suedia ngre alarmin: Shqetësim ‘flota hije’
06/12 10:14
BILETA Portokalli - Bileta