Top News – Biden sfidon Kinën!/Partneritet botëror kundër ndikimit në rritje
27/06/2022 11:49

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi në Gjermani fillimin e një partneriteti global mbi infrastrukturën që synon t'i kundërvihet ndikimit të Kinës në vendet e botës në zhvillim. Shtetet e Bashkuara synojnë të mobilizojnë rreth 200 miliardë dollarë, në fonde private dhe publike, gjatë pesë viteve të ardhshme, për të financuar infrastrukturën e nevojshme në vendet në zhvillim, nën një iniciativë të Grupit të Shtatëshes (G7) që synon të sfidojë projektin triliona dollarësh të Kinës "Një brez, një rrugë".Të gjitha vendet e G7-ës do të mbledhin së bashku 600 miliardë dollarë, në kuadër të atij që Presidenti Biden e quajti Partneriteti për Infrastrukturën dhe Investimet Globale, një partneritet i orientuar nga vlerat, me standarde të larta e transparente, me synimin për të përmbushur nevojat e mëdha të infrastrukturës të vendeve me të ardhura të ulëta e të mesme, pa i bllokuar ato në ciklet e borxheve. Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë thuhej se ky është vetëm fillimi i angazhimit perëndimor në këtë drejtim. Më herët Presidenti Joe Biden vlerësoi aleancën globale që po përballet me Rusinë lidhur me luftën e saj në Ukrainë. Biden bëri thirrje që koalicioni "të qëndrojë i bashkuar". Ai tha se Presidenti rus Vladimir Putin mendonte "se mund të na fuste në konflikt me njëri-tjetrin, duke dëmtuar vendosmërinë tonë". Presidenti amerikan tha se koalicioni nuk është ndarë dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Komentet Biden i bëri gjatë një takimi me Kancelarin gjerman Olaf Scholz përpara se udhëheqësit e G7-ës, ekonomitë kryesore të botës, të nisnin takimin e tyre vjetor në Gjermani. Ata do të diskutojnë mbi energjinë, inflacionin etj, duke synuar të parandalojnë pasojat e luftës në Ukrainë.

Top News – Do rrëmbejnë uraniumin e Iranit / Forcat speciale amerikane në mision, operacion tokësor
08/03 12:18
Top Channel/ “S’ndryshohet regjimi në Iran”, Kina zbut tonet me SHBA: Nuk duhej luftë, por…
08/03 12:13
Top Channel/ Trump: Starmer, s’kemi nevojë për ty tani që e fituam luftën
07/03 23:32
Top Channel/ Plagoset djali i Khamenei, SHBA-Izrael godasin naftën, Irani sulmon bazat amerikane
07/03 23:25
Top Channel/ Shpërthim në Bejrut pran aeroportin, TCH sjell pamjet, tymi mbulon zonën
07/03 23:24
Top Channel/ Stuhi e frikshme në SHBA, 6 të vdekur e dhjetëra të plagosur
07/03 23:23
Top Channel/ Irani sulmon Dubain, shpërthime të fuqishme e flakë, 1 i vdekur
07/03 23:07
Top News – Izraeli sulmon depot e naftës iraniane. Trump pret trupat e ushtarëve të rënë në luftë
07/03 22:18
Top News – ‘S’jemi pre e lehtë’. Sheiku i Emirateve të Bashkuara Arabe paralajmëron Iranin
07/03 22:00
Top News – Plagoset djali i Khameneit. ‘Sulmet kapën Mojtaba Khamenein, por është ende gjallë’
07/03 21:41
Top Channel/ Begaj mbledh mësuesit nga gjithë trevat: Jeni ambasadorët tanë më të çmuar
07/03 20:06
Top Channel/ Tym dhe flakë mbi Liban, Izraeli sulmon ashpër Hezbollahun
07/03 20:05
Top Channel/ Mesazhi i Presidentit të Emirateve: Do ta mbrojmë popullin dhe vendin tonë
07/03 20:04
Top Channel/ TRONDIT Trump: Sot do godasim fort Iranin! Do i shkatërrojmë!
07/03 20:03
Top Channel/ “Jemi në kohë lufte”, Presidenti i Emirateve mesazh popullit dhe shtetasve të…
07/03 19:52
Top News – Irani paralajmëron qytetarët. ‘Kush publikon pamje të bombardimeve do dënohet ashpër’
07/03 18:30
Top News – Irani po shkatërron radarët e SHBA. Raketat shënjestrojnë ‘sytë’ e ombrellës izraelite
07/03 15:57
Top Channel/ Tym dhe flakë mbi Liban, Izraeli sulmon ashpër Hezbollahun
07/03 15:39
Top Channel/ Ukraina nxjerr në luftë robotët e armatosur: Më efikasë se dronët, nuk bëjnë zhurmë!
07/03 14:59
Top Channel/”Kryeministër i Kosovës të bëhet Thaçi”, Grenell: Pas Hagës, të rikthehet në politikë!
07/03 14:55
DIGITALB DIGITALB