Top News – Biden nuk humbet kohë…/ Prezanton paketën stimuluese prej 1.9 trilionë usd
15/01/2021 12:53

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, prezantoi një paketë të madhe stimuluese, prej 1.9 trilione dollaresh e cila, siç tha, i duhet SHBA-së për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Biden, i cili do të inaugurohet më 20 janar, e përshkroi situatën aktuale si një “krizë të vuajtjeve të thella njerëzore” dhe tha se nuk ka kohë për të humbur në adresimin e problemeve. “Nuk është e vështirë të shohësh se jemi në mes të një krize ekonomike, që ndodh një herë në disa breza, së bashku me një krizë të shëndetit publik. Paketa e ndihmës përfshin 415 miliardë dollarë për të forcuar përgjigjen ndaj virusit dhe shpërndarjen e vaksinave, rreth 1 trilion dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë për familjet dhe afërsisht 440 miliardë dollarë për bizneset e vogla dhe komunitetet që janë goditur veçanërisht nga pandemia. Shanset që ky plan të fitojë mbështetjen në Kongres, janë të paqarta. Shumë republikanë kanë kundërshtuar përdorimin e parave të huazuara për të paguar stimulin. Por, kontrolli i porsafituar i demokratëve si në Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe në Senat, ka të ngjarë t’i ndihmojë shanset e planit për t’u miratuar. Biden pranoi se propozimi i tij “nuk vjen me çmim të lirë, por tha se nëse bëhen më shumë shpenzime tani, do të zvogëlohej dëmi afatgjatë ekonomik, i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka vrarë mbi 385,000 njerëz në SHBA.

Top Channel/ Dhuna pas ekzekutimit të “El Mencho”, 23 të burgosur arratisen mes kaosit
24/02 23:07
Top Channel/ Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH: Do ndërtohet rrugë e re
24/02 23:05
Top Channel/ Tërmet në Elbasan/ Lëkundje 4.2 ballë. Epiqendra në Belsh, por nuk raportohen dëme
24/02 23:04
Top Channel/Kapet polici me 1 milion euro/ Efektivi i komisariatit nr.5 në Tiranë u ndalua në Kosovë
24/02 22:56
Top News – Lëkundje tërmeti në vend. Epiqendra mes Lushnjes dhe Elbasanit
24/02 22:32
Top Channel/ Modeli i ri i ushtrisë greke: paga më të larta, shërbim më i gjatë dhe trajnim i ri
24/02 21:47
Top News- “Më shau para familjes, nuk durova dot”/ Vrasja në Kavajë, autori tregon ngjarjen
24/02 21:08
Top News- Rrugë alternative për juglindjen, ARRSH: Ura e dëmtuar do të shembet
24/02 21:07
Top News-“Bashkëshorti ndërroi rrobat, pastaj…”,dëshmia e gruas së autorit që vrau Egli Pashollarin
24/02 19:59
Top Channel/ Gjykata lë në qeli Derjajn, jepet masa për të dyshuarin e vrasjes në Kavajë
24/02 19:49
Top Channel/ Rrugë e re në Librazhd-Përrenjas, reagojnë institucionet, kreu i ARRSH: Do…
24/02 19:49
Top Channel/ “13 vite burg për Rezart Taçin”, SPAK kërkon dënimin për pastrim parash
24/02 19:46
Top News- Banorët e Rrjollit përplasen me policinë/ Sërish tensione: Është toka jonë, largohuni
24/02 19:43
Top News- Dënohen ish-inspektorët e IMT, kërkuan 1000 euro për të mos prishur tendën e një lokali
24/02 19:42
Top Channel/ Kamionët e bllokuar në Qafëthanë, shoferët kërkojnë një zgjidhje me Maqedoninë e Veriut
24/02 19:35
Top Channel/ Shanset e Osmanit për presidente, kërkon edhe një mandat tjetër, por…
24/02 19:32
Top News- Do pastronte paratë e Cosa Nostra/ SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi
24/02 18:02
Top News- Shqipëria e BE solidaritet me Ukrainën, përkujtohen në Tiranë viktimat e sulmeve ruse
24/02 17:24
Top News- “Hiqi mor duart…Mos më prek nënën”, banorët e Rrjollit përplasen sërish me policinë
24/02 16:38
Top News- Plas sherri mes të rinjve në Vlorë, ndërhyjnë “Shqiponjat”
24/02 16:34
DIGITALB DIGITALB