Top News – Biden, me ‘kopje’ në takim me Putin/ Nuk është hera e parë që ai mban pusulla me vete
17/06/2021 21:50

Presidenti Biden duket se është kapur mat me “kopje" në takimin e nivelit të lartë me Presidentin rus Vladimir Putin, të mërkurën në Zvicër. Biden duket se mundohej t’i fshihte shënimet nga sytë e Putinit, një ish-agjent i KBG, ndërsa ata u ulën në anët e kundërta të një tavoline të vogël brenda vilës la Grange në Gjenevë. Ndërsa gazetarët regjistronin skenën, Biden shikonte letrën e tij para se ta fuste në një xhep të brendshëm të xhaketës. Skena u shpalos ndërsa dy udhëheqësit botërorë mezi u panë në sy gjatë fjalëve hyrëse që u ndërprenë nga një “sherr” midis reporterëve amerikanë dhe personelit rus të sigurisë. Kaosi kryesisht mbyti komentet e Biden, ku spikati vlerësimi "fuqi të mëdha", si për SHBA ashtu edhe për Rusinë. Biden gjithashtu pohoi me kokë pasi një reporter pyeti nëse ai kishte besim te Putini, gjë që e bëri drejtoreshën e komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield të postonte shpejt në Twitter, se presidenti "nuk i ishte përgjigjur ndonjë pyetjeje në veçanti, por e tundi kokën në shenjë aprovimi për shtypin në përgjithësi". "Ai edhe dy ditë më parë tha në konferencë për shtyp, ‘verifiko, pastaj beso’," shtoi ajo. Në një moment, Biden gjithashtu u shfaq i hutuar nëse do t’i bëheshin pyetje, duke pyetur Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, "Nuk jam i sigurt se si do të funksionojë kjo. Një nga një?" Nuk ishte e qartë se çfarë thuhej në “pusullën” e Biden, por ai është fotografuar në të kaluarën duke mbajtur një tabelë me emrat dhe fytyrat e reporterëve, dukshëm të shënuar me numra që tregonin radhën më të cilën ai duhet t'i thërriste ata, gjatë konferencës së tij të parë për shtyp në mars. Gjatë asaj ngjarje të Shtëpisë së Bardhë, Biden kishte gjithashtu një letër ku shkruhej "Infrastruktura", e ndjekur nga një listë me pika dhe shënime mbi temat e diskutimit, si "Kina", "Urat" dhe Rrugët ". Por, pavarësisht nga kjo parapërgatitje, Biden përsëri gaboi, dhe tha se SHBA u rendit e 85-ta në botë për cilësinë e infrastrukturës, përpara se ta korrigjonte duke thënë e 13-ta. Pamjet: AFP

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19