Presidenti Joe Biden tha se "nuk do të ketë më Nord Stream 2", një gazjellës i rëndësishëm rus që do të lidhte Rusinë me Evropën, nëse Rusia pushton më tej Ukrainën me "tanke ose trupa". Presidenti Biden i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Shtëpinë e Bardhë, menjëherë pasi të dy udhëheqësit u takuan për bisedime rreth krizës në kufirin Ukrainë-Rusi. Gjermania, e cila përdor gazin natyror rus për të mbuluar gjysmën e nevojave të saj, ka shtyrë miratimin e projektit të gazsjellësit “Nord Stream 2” të paktën deri në gjysmën e dytë të vitit 2022, por ka refuzuar të anulojë projektin pothuajse të përfunduar.