Presidenti amerikan, Joe Biden tha se nuk ka në plan të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin, pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë mëngjesin e sotëm. Ndërkohë theksoi se SHBA do të mbrojë çdo pëllëmbë të NATO-s, por nuk do të vendoset në Ukrainë, duke thënë se forcat amerikane “nuk janë dhe nuk do të përfshihen” në konfliktin me Rusinë në Ukrainë.