Top News – Biden e nis punën me shfuqizime/ Që ditën e parë, rrëzon politikat e Trump
21/01/2021 10:07

Që në orët e para në detyrë, presidenti i ri i Amerikës, Joe Biden nënshkroi 17 urdhra ekzekutivë, dy prej të cilëve rikthejnë me forcë bashkëpunimin me OKB-në në drejtim të përmirësimit të shëndetit global dhe luftës ndaj ndryshimeve klimatike. Po kështu, Biden firmosi për t`I dhënë fund kufizimeve të udhëtimit nga vende afrikane dhe me shumicë myslimane, nisi bllokimin e financimit për murin në kufi me Meksikën dhe forcoi mbrojten për emigrantët që kanë mbërritur në SHBA në moshë të mitur në rrugë të paligjshme. Këta urdhëra çmontojnë disa prej pjesëve kryesore të politikave kufizuese ndaj emigracionit të vendosura nga ish-Presidenti Donald Trump. Ndalimin e shumcës së njerëzve nga disa vende myslimane dhe afrikane për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, këshilltari i sigurisë kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, e përshkroi si "asgjë më pak se një njollë mbi kombin tonë" dhe si "të rrënjosur në ksenofobi dhe armiqësi fetare". Trumpi argumentonte se këto masa ishin të nevojshme për ta mbajtur vendin të sigurtë. Këtu duket nuk mund të mos pajtohet as Biden, sepse ndonëse urdhri I tij garanton asistencë për familjet e ndara nga këto kufizime, urdhëri gjithashtu bën thirrje për forcimin e kontrollit dhe verifikimit për udhëtarët duke "përmirësuar shkëmbimin e informacionit me qeveritë e huaja".Presidenti Biden po "ruan dhe përforcon" programin DACA, i cili ka mbrojtur nga deportimi qindra mijëra migrantë të sjellë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara kur ishin të mitur. Në urdhërin e tij, Presidenti Biden i bën thirrje Kongresit të miratojë legjislacionin që u jep përfituesve nga DACA, statusin e përhershëm ligjor dhe një mundësi drejt shtetësisë amerikane.Administrata e re ka ndaluar dëbimet e emigrantëve pa dokumenta ndërsa Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) do të rishikojë përparësitë e zbatimit të ligjit.Alejandro Mayorkas, sekretari I ri I Sigurisë Kombëtare, u paraqit për një seancë konfirmimi në Senat të martën. Mayorkas u zotua të ndiqte ligjin amerikan të emigracionit në marrjen e vendimeve nëse emigrantët dhe personat pa dokumenta duhet të qëndrojnë në vend.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB