Kancelari gjerman Olaf Scholz viziton të premten Shtëpinë e Bardhë për një takim me presidentin amerikan Joe Biden, në kohën kur të dy udhëheqësit shprehën shqetësimet e tyre se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë për luftën e saj në Ukrainë. Një veprim i tillë nga Kina mund të ndryshojë potencialisht trajektoren e luftës, duke lejuar Moskën të plotësojë rezervat e saj të varfëruara të armatimeve.