Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të hënën një pako të re ndihmash ushtarake me vlerë 2.5 miliardë dollarë për Ukrainën. Biden po i shfrytëzon javët e fundit në presidencë për të rritur mbështetjen ushtarake për Kievin, para se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ta marrë detyrën më 20 janar.