Kthimi i njeriut në hënë do të ndodhë më vonë nga sa ishte parashikuar. Misioni i NASA-s, në fakt, nuk do të nisë para 2025-ës. Misioni, që është pjesë e programit Artemide, ishte parashikuar për në 2024-ën. Mes shkaqeve të vonesës është edhe përballja e gjatë ligjore mes Blue Origin të Jeff Bezos dhe Space X të Elon Musk. Përballje, në fund të së cilës, u konfirmua se Space X duhet të realizojë modulin e uljes në hënë.