Top News – Bezos ‘blen’ NASA-n / 2 miliardë dollarë për të shkuar në hënë
27/07/2021 21:30

Jeff Bezos do ti japë NASA-s 2 miliardë dollarë në përpjekje për të rindezur betejën e hapësirës mes kompanisë së tij Blue Origin dhe Space X të Elon Musk. Njeriu më i pasur i botës i bëri apel administratorit të NASA-s Bill Nelson, në një letër të hapur duke ofruar që të mbulojë miliarda dollarë kosto të agjencisë hapësinore amerikane. Duke bërë këtë, Bezos shpreson se Blue Origin do të mund të rimerret në konsideratë për një kontratë për të ndërtuar mjetin që do të cojë astronautët e radhës në hënë. Propozimi i tij i pazakontë vjen pak muaj pasi NASA zgjodhi SpaceX, duke lënë mënjanë Blue Origin, për një kontratë 2.9 miliardë dollarëshe për të ndërtuar mjetin. Agjencia fillimisht kishte si qëllim të siguronte të paktën dy kompani nga sektori privat për të ndërtuar anijen hapësinore që do të dërgonte astronautët në sipërfaqen e hënës për misionet e uljes në hënë Artemis. Por në prill, NASA dha njoftimin surprizë se do të vijonte përpara me SpaceX si kontraktor të vetëm për projektin duke përmendur kostot si shkak kryesor. Blue Origin nuk reagoi ndaj vendimit. Por tani Bezos, i sapodalë nga fluturimi hapësinor javën e shkuar, do të sigurohet që paratë të mos jenë problem.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05