Presidenti i turqisë, Recep Tayyip Erdogan, që siguroi javën e shkuar edhe pesë vite të tjera në detyrë, prezantoi të shtunën kabinetin e ri ndërsa pritet të takohet edhe me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë ditës. Mediat shkruajnë se Erdogan do të ketë një takimin shumë të rëndësishëm me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut të dielën, që do të fokusohet në veton e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Cështja po merr gjithnjë e më shumë rëndësi, përpara samitit të aleancës në Vilnius të Lituanisë, muajin e ardhshëm.