Nuk kaloi në heshtje betimi I fshehtë I Aleksandar Lukashenkos; njerëzit dolën sërish nëpër rrugë pas lajmit se presidenti ishte betuar për një mandat të gjashtë, pavarësisht thirrjeve të pashembullta prej javësh të tëra të japë dorëheqje. Inaugurimi sekret i Lukashenkos u prit me kritika nga anëtarë të opozitës, të cilët kanë refuzuar që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 gushtit. Grupe protestuesish u mblodhën sërish në Minsk, por policia I priti me pompa uji. Sipas televizionit Current Time, rreth 5,000 persona ishin grumbulluar ne sheshin qendror te kryeqytetit, megjithatë forcat e rendit kanë ndërhyrë forcërisht për t`i larguar.