Top News – Beteja elektorale për Tiranën/ Partia Demokratike publikon drejtuesit në çdo njësi
02/02/2021 22:30

Partia Demokratike ka bërë publik emrat e drejtuesve politikë për Tiranën, zona kryesore elektorale në vend, ku do të bëhet edhe beteja më e ashpër mes dy kampeve. Emrat e përzgjedhur nga kryedemokrati Basha, do të drejtojnë kampet elektorale në njësitë respektive të Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruar Flamur Noka, nga qarku i Kukësit ka kaluar si drejtues politik në njësitë e Kamzës, Paskuqanit dhe Vorës, zona ku PD në vite ka pasur mbështetje. Sa u takon njësive të tjera drejtues janë caktuar emra të njohur në PD në vitet e fundit, Grida Duma, Aldo Bumçi, Agron Shehaj, Jorida Tabaku, Alfred Rrushaj, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi. PD, ka përcaktuar si drejtues emrat e mësipërm, duke i dhënë rëndësinë që duhet kryeqendrës shqiptare, qarkun nga ku do të dalin 36 deputetë për parlamentin e ardhshëm. Organizimi politik dhe puna me strukturat në bazë duket se është fokusi i partive politike në këtë fillim viti. Edhe pse zyrtarisht fushata nis më 25 mars, takimet e përditshme me elektoratin, janë tregues se gara për zgjedhjet e 25 prillit është de fakto e hapur. Përzgjedhja e kandidatëve, është një tjetër çështje ku partitë janë përqëndruar, dhe ndonëse janë bërë publike zonat ku do kandidojnë emra të njohur të tyre procesi vijon ende. Ambasadorja amerikane Juri Kim në disa qëndrime të ditëve të fundit u ka bërë thirrje partive politike që të mbajnë larg listave kriminelët dhe të korruptuarit. Çështja e kandidatëve duket se do te jetë një tjetër temë e nxehtë e këtij procesi zgjedhor dhe një sfidë e partive politike, edhe pse vite më parë është miratiar ligji për dekriminalizimit, rastet e kandidatëve me të kaluar të pqartë dhe në disa raste të dënuar për vepra penale, e kanë vënë në pikëpyetje atë.

Top News – Qeveria autorizon ministrin. Mazniku do të drejtojë procesin e emërimeve nëpër bashki
16/07 21:45
Top News-Lapaj kundër ‘Dajos’ së Shabanit. Kreu i Nismës Thurje:U zotove që nuk do hyje në parlament
16/07 21:17
Top News – Lapaj nuk lëshon mandatin. ‘Qameti do më ndalojë mua’, përgjigjet Shabani
16/07 20:00
Top Channel/ Lapaj-Shabani, krisje totale, zbulohen prapaskenat e përplasjes
16/07 19:34
Top Channel/ Rama: Ndëshkime në kadastër. Zero tolerancë ndërtimeve pa leje!
16/07 19:32
Top News – Luftë për mandatin e Lapajt. Zeqir Kordhoni kërkon karrigen e deputetit
16/07 19:20
Top News – Rama: Jo hapësira publike të legalizuara. Anulime e ndëshkim për nëpunësit e Aluiznit
16/07 18:58
Top Channel/ Integrimi, Danimarka: Progres i madh, së shpejti hapim edhe 2 grup-kapituj
15/07 19:45
Top Channel/ Inspektimet sipas standardit të BE, Shkëlqim Hajdari: Çfarë do ndodhë me ushqimin
15/07 19:34
Top Channel/ Berisha bën akuzë të re: Në vit elektoral, Rama shpërndau 200 mln euro garanci
15/07 15:17
Top Channel/ “Të bashkojmë përmes krijimit”! Mesazhi i Ramës nga Bavaria
15/07 15:15
Top Channel/ Rama në Bavari, kryeministri: Privilegj i rrallë që do ta mbart me vete gjithë jetën
15/07 14:47
Top Channel/ Berisha denoncon sërish: Ja si u ble vota e 11 majit në këmbim të garancisë sovrane
15/07 14:05
Top Channel/ Dorëheqje masive pas urdhrit të Ramës, socialistët që e sfiduan
14/07 19:39
Top News- “Thethi, krim shtetëror”, Berisha i vendos kusht Ramës, dënon aksionin
14/07 17:23
Top News- “Rama, do të ketë çdo pushtet”, Berisha nis lëvizjet e para, mobilizon kryebashkiakët
14/07 17:21
Top Channel/ Rama vizitë në Bavari me ftesë të homologut Söder, kryeministri: Mik i çmuar
14/07 17:19
Top Channel/ Igli Hasani: Rajoni, jo periferi e Europës! Integrimi, pjesë thelbësore
12/07 19:34
Top News- Inspektorët e pezulluar të AKU vënë sërish gjoba/ Rama i ashpër ndaj kryebashkiakëve
11/07 23:00
Top News- ‘I shoh shumë të lodhur’, Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve: S’jam për humor
11/07 22:30