Top Channel/ Inspektimet sipas standardit të BE, Shkëlqim Hajdari: Çfarë do ndodhë me ushqimin
15/07/2025 19:34

Pezullim i AKU, lirim i hapësirave publike apo aksion ndaj ndërtimeve pa leje. Këto janë frazat më të dëgjuara të ditëve të fundit nga Kryeministri dhe autoritetet. Por në fakt bëhet fjalë për një reformë që ka nisur që një vit më parë dhe janë miratuar disa ligje dhe vendime të qeverisë për riorganizimin e inspektorateve sipas modelit të Bashkimit Europian. Inspektoratet nuk do të varen nga ministritë dhe emërimet e inspektorëve nuk do të varen më nga politika, por nga Inspektorati i Përgjithshëm, i cili do të ketë pjesë të tij edhe ish-AKU, specialistët e mbrojtjes së territorit dhe atij shëndetësor. Kjo reformë u paralajmërua një vit më parë nga Kryeministri Edi Rama. Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka shpjeguar në një intervistë për Top Channel gjithë punën njëvjeçare për reformimin e inspektorateve. Ligji i ri i inspektimeve do të ulë numrin e kontrolleve në biznese. Gjithashtu, për herë të parë inspektorët, para se të vendosin gjobë, do të këshillojnë, paralajmërojnë biznesin. Sepse qëllimi nuk është ndëshkimi, por ndërgjegjësimi. “Tre bëhen inspektorate të mëdha. AKU bashkohet me AKVMB, peshkimin dhe të bimëve, dhe bëhet një inspektorat, pra ulet numri i inspektimeve ku do të shkojnë katër inspektorë. Dhe rrit përqendrimin. IKMT bëhet një inspektorat i madh dhe ka brenda vetes mbrojtjen e territorit, pyjet, ujërat, mjedisin dhe trashëgiminë kulturore dhe zonat e mbrojtura. Pra bashkohen bashkë, ulet barra ndaj biznesit. Inspektorati i shëndetësisë do të bashkohet pjesërisht me inspektimin e barnave dhe rrethimeve”, shprehet Hajdari. Kryeinspektori, Shkëlqim Hajdari, thotë se ka marrë fund koha kur institucionet që duhet të garantojnë siguri ushqimore drejtoheshin nga juristë apo elektricistë. Në krye të inspektorateve do të vendosen vetëm specialistë të fushës përkatëse. Ndërsa kushtet janë gati, sipas Hajdarit, edhe për ndërtimin e një sistemi online me kamera në kohë reale, për të mbuluar të gjithë kantieret e ndërtimit në Shqipëri. “Nëpër inspektoratet shqiptare nuk do të ketë më njerëz që arsimin nuk e lidhin me inspektimin. Pra do të ketë inxhinierë: inxhinier mjedisi, inxhinier ushqimi, inxhinier pyjesh dhe arkitektë.” Ligji i Inspektimit vjen si direktivë e BE-së. Por që ky ligj të nisë menjëherë funksionin e tij, më parë duhet që qeveria të miratojë 11 aktet nënligjore, e për këtë duhet të nxitojë, sepse në të kundërt do të gjendemi para një kolapsi ligjor. “Reforma e nivelit europian që është pjesë e integrimit të Shqipërisë është meritë e Kryeministrit Edi Rama, ku e gjithë trupa e inspektimit do t’i bëjmë autonome. Ne do të pranojmë rrezikun që në këtë pjesë të shërbimit nuk ka punë partia, por profesionistët, dhe do të shporren njerëzit që e kanë parë inspektimin si mjet fitimi.” Në vitin 2026 pritet që të nisë ndërtimi i godinës së re multifunksionale prej 11 katesh të Inspektoratit të Përgjithshëm, për akomodimin e 750 inspektorëve, nga 1500 gjithsej. Ku do të përfshihen drejtoritë qendrore të tyre dhe drejtoria rajonale e Tiranës, si dhe vende magazinimi me kushte laboratorike për mbajtjen, ruajtjen dhe administrimin e mostrave të marra për analiza gjatë procesit të inspektimit. Me këto ndryshime, kryeinspektori Hajdari përcakton se nuk do të ketë largime nga puna të inspektorëve aktualë, bazuar në formimin profesional dhe performancën e tyre në punë.

Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40
Top Channel/ Berisha: Të kërkosh sinqeritet te Rama si të udhëtosh në Sahara për të gjetur eskimez
05/11 13:46
Top Channel/ Berisha komenton raportin për Shqipërinë: Buxhetin e kaloi si hajdut dhe…
05/11 13:37
Top Channel/‘Rama hipokrit, takime për sy e faqe’, Berisha: Rrugën drejt integrimit e pengojnë Oltat
05/11 13:32
Top Channel/ ‘Me kërcënime askush s’mund të ketë impakt’, Rama: I ka bërë llogaritë gabim kush..
05/11 13:04
Top Channel/ ‘Nesër ndezim një tjetër dritare dialogu’, Rama: Tre grupe studentësh u kërcënuan…
05/11 12:59
Top Channel/ ‘Përfshirja e të huajve në protestë reale’, Rama: Justifikimi i dhunës më i turpshmi…
05/11 12:59
Top Channel/ Progres raporti për Shqipërinë, ambasadorja e BE i dorëzon dokumentin autoriteteve
05/11 12:51
Top Channel/ Shqipëria në Europë në 2029?, Ambasadorja e BE: Gjithçka është e mundur dhe…
05/11 12:48
Top Channel/ ‘I di të gjitha bejtet që u hodhën në protestë’, Rama: Vezën e kuqe nuk e bën dot…
05/11 12:48
Top Chanenl/ ‘Janë si zhurmat e makinave në Bulevard’ Kryeministri pyetet për Veliajn, Rama:Yjet…
05/11 12:38
Top Channel/ Shqipëria ka ecur përpara”, ambasadorja e BE: Lufta kundër korrupsionit duhet vijuar
05/11 12:33
Top Channel/ ‘Mustaqet e asnjë Celoje s’mund të na pengojnë’/ Rama: Do bëjë çmos që askush…
05/11 12:24
Top Channel/ Raporti i BE për Shqipërinë, Rama: Dy medalje në këtë raport, ana e shndritshme e…
05/11 12:14