Top Channel/ Integrimi, Danimarka: Progres i madh, së shpejti hapim edhe 2 grup-kapituj
15/07/2025 19:45

Presidenca daneze e Bashkimit Evropian mbështet planin e Shqipërisë për negociatat me Brukselin. Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, tha se së shpejti do të hapen edhe dy grupkapitujt e mbetur të negociatave. “Shqipëria po bën përparim të madh, po zbaton reformat e kërkuara. Deri më tani kemi hapur katër grupkapituj. Besojmë se gjatë presidencës daneze mund të hapim një ose dy grupkapitujt e mbetur. Do të jetë një proces zgjerimi i bazuar në meritë, jo vetëm në rastin e Shqipërisë. Dua të them se Shqipëria është një nga vendet në Ballkanin Perëndimor që po tregon rezultate konkrete në këtë proces. Ne mbështesim objektivin e Shqipërisë për të vijuar në këtë rrugë dhe inkurajojmë të gjithë forcat politike të ndjekin planin ambicioz për mbylljen e procesit të negociatave”. Në një raportim në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, ministrja Bjerre tha se objektivi i Presidencës daneze është që të gjitha vendet kandidate të afrohen më shumë me Brukselin. “Objektivi i Presidencës daneze është që të avancojë me negociatat me të gjithë kandidatët. Presidenca do të vijojë gjithashtu të shohë mundësitë për integrimin gradual të kandidatëve dhe të rrisë bashkëpunimin me to”. Danimarka mori nga Polonia Presidencën e Bashkimit Evropian më 1 korrik dhe do ta mbajë deri në fund të vitit.

Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40
Top Channel/ Berisha: Të kërkosh sinqeritet te Rama si të udhëtosh në Sahara për të gjetur eskimez
05/11 13:46
Top Channel/ Berisha komenton raportin për Shqipërinë: Buxhetin e kaloi si hajdut dhe…
05/11 13:37
Top Channel/‘Rama hipokrit, takime për sy e faqe’, Berisha: Rrugën drejt integrimit e pengojnë Oltat
05/11 13:32
Top Channel/ ‘Me kërcënime askush s’mund të ketë impakt’, Rama: I ka bërë llogaritë gabim kush..
05/11 13:04
Top Channel/ ‘Nesër ndezim një tjetër dritare dialogu’, Rama: Tre grupe studentësh u kërcënuan…
05/11 12:59
Top Channel/ ‘Përfshirja e të huajve në protestë reale’, Rama: Justifikimi i dhunës më i turpshmi…
05/11 12:59
Top Channel/ Progres raporti për Shqipërinë, ambasadorja e BE i dorëzon dokumentin autoriteteve
05/11 12:51
Top Channel/ Shqipëria në Europë në 2029?, Ambasadorja e BE: Gjithçka është e mundur dhe…
05/11 12:48
Top Channel/ ‘I di të gjitha bejtet që u hodhën në protestë’, Rama: Vezën e kuqe nuk e bën dot…
05/11 12:48
Top Chanenl/ ‘Janë si zhurmat e makinave në Bulevard’ Kryeministri pyetet për Veliajn, Rama:Yjet…
05/11 12:38
Top Channel/ Shqipëria ka ecur përpara”, ambasadorja e BE: Lufta kundër korrupsionit duhet vijuar
05/11 12:33
Top Channel/ ‘Mustaqet e asnjë Celoje s’mund të na pengojnë’/ Rama: Do bëjë çmos që askush…
05/11 12:24
Top Channel/ Raporti i BE për Shqipërinë, Rama: Dy medalje në këtë raport, ana e shndritshme e…
05/11 12:14