Top News – Berlini i gatshëm të angazhojë ushtarë në ndihma për COVID19
22/10/2020 13:01

Gjermania i garanton mbështetje NATO-s për një plan emergjence. 160 specialistë të Bundeswehr-it mund të angazhohen jashtë vendit për shkak të pandemisë. Edhe vendet e Ballkanit do të furnizohen me aparatura aspirimi. Ushtarët gjermanë mund të dërgohen gjatë valës së dytë të pandemisë Corona në vendet partnere të prekura prej krizës. Një zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin i konfirmoi agjencisë gjermane të shtypit, DPA, se qeveria ka premtuar mbështetje në kuadër të planit të NATO-s për emergjencë “Allied Hand”. Në rast nevoje mund të dërgohet jashtë vendit personel mjekësor, pararojë dhe ekspertë të trupës për mbrojtjen nga rreziqet atomike, biologjike apo kimike. I mundur është dërgimi i gjithsej 160 specialistëve. Ushtare dhe ushtarë të tjerë mund të mbështesin angazhimin përkatës nga Gjermania, thuhet në Ministrinë e Brendshme. Plani i emergjencës vihet në jetë, në rast se shtetet e NATO-s apo vendet partnere si Ukraina, Gjerogjia dhe Suedia për shkak të COVID-19 kërkojnë mbështetje, nëqoftëse sistemi i tyre i shëndetësisë rrezikohet të mos jetë në gjendje t’i bëjë ballë situatës. Për këtë nevojitet një vendim i 30 shteteve të NATO-s në këshillin e Atlantikut të Veriut. Sipas të dhënave të qarqeve brenda aleancës përveç Gjermanisë edhe katër vende të tjera nga aleanca, ndër to Britania e Madhe dhe Franca, kanë premtuar vënine në dispozicion të trupave. Në selinë e aleancës shpresohet, që javët e ardhëshme të bashkëveprojnë edhe shtete të tjera. Aparatura aspirimi për vendet e Ballkanit Forcat e NATO-s mund të angazhohen edhe në transportimin e të sëmurëve apo për ndërtimin e qendrave ambulante të fushimit. Plani operacional “Allied Hand” është pjesë e përgatitjeve të NATO-s ndaj një eventualiteti të intensifikimit të pandemisë. Këto plane përfshijnë edhe krijimin e një fondi mirëbesimi dhe ndërtimin e magazinave për pajisje mjekësore. Përpara dy javësh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, njoftoi, se në Maqedoninë e Veriut, një vend i vogël në aleancë dhe me kapacitet të vogël financiar, do të dërgohen 60 aparatura aspirimi. Edhe në Shqipëri do të vihen gjtihashtu në dispozicion 60 aparatura aspirimi.

Top News/ Konflikti Izrael-Iran, SHNA: Nuk kishim dijeni për sulmin dhe nuk u përfshimë në të
19/04 21:56
Top News/ “Izraeli tregoi forcën kundër Iranit”, udhëheqësit botëror thirrje për qetësi
19/04 21:56
Top News/ Përmbytjet në Dubai, kaos në aeroport dhe në autostrada edhe pse reshjet pushuan
19/04 20:26
Top Channel/ Gjyqi për Donald Trump, zgjidhen 12 anëtarët e jurisë që do të gjykojnë ish-presidentin
19/04 20:00
Top Channel/ “Po rrezikoni rajonin”, Guterres thirrje Iranit e Izraelit: Ndalni sulmet e hakmarrjet
19/04 19:04
Top Channel/ Misteret e CIA-s! Shpesh vepron në fshehtësi, çfarë bën ajo saktësisht?
19/04 19:03
Top Channel/ Presidenti iranian përshëndet sulmin ndaj Izraelit, por s’përmend shpërthimet e fundit
19/04 18:49
Top News/ Vuçiç ngre avionët luftarakë / Serbi, mbahet stërvitja më e madhe ushtarake
19/04 17:21
Top News/ Shmanget lufta, sulmi i Izraelit, ‘i dobët!’ / Irani nuk sinjalizon hakmarrje të shpejtë
19/04 13:24
Top News/ ‘Shpërthen’ prodhimi i tankeve / Rusia ‘me marsh të pestë’, tejkalohen objektivat
19/04 13:23
Top News/ Rusia po na ‘sulmon’ me emigrantë / Finlanda kërkon ndihmë nga BE për ndaljen e fluksit
19/04 13:16
Top News/ Teherani ‘tallet’ me hakmarrjen e Izraelit: ’Sulm me tre dronë nga të infiltruar’
19/04 13:16
Top Channel/ Panik në Turqi! Lëkundje të forta tërmeti, shkaktohen dëme materiale
19/04 12:29
Top News/ Raketa pranë centraleve bërthamore / Izraeli ‘hakmerret’ ndaj Iranit: ‘Sulm i dobët’
19/04 12:28
Top Channel/ Zgjidhet juria që do të gjykojë ish-presidentin Trump në procesim historik
19/04 12:27
Top Channel/ Ukraina rrëzon bombarduesin rus. Goditi qytetet lindore gjatë natës
19/04 12:22
Top Channel/ SHBA i vë veton anëtarësimit të Palestinës në OKB
19/04 12:21
Top News/ Komplotoi vrasjen e Zelenskit / Arrestohet spiuni rus në Poloni, do godiste aeroportin
19/04 12:16
Top News/ Zelenski kërkon 25 sisteme Patriot / Këshilli NATO-Ukrainë diskuton mbrojtjen e qiejve
19/04 12:14
Top Channel/ Pasojat e sulmit Izraelit/ Rriten çmimet e naftës dhe arit pas rinisjes së tensioneve
19/04 12:13