Pasi ka uruar besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit, Berisha ka kërkuar nga qytetarët që të dalin në protestë, që të nderojnë në këtë mënyrë 34 vjetorin e 22 Marsit 1992, kur shqiptarët votuan për demokracinë, duke u ndarë nga diktatura komuniste. Mesazhi i kryetarit të PD, Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare! Sot 22 Marsi, dita e Sulltan Nevruzit. Me këtë rast uroj nga zemra të gjithë bektashinjtë shqiptarë në këtë ditë. Shpreh mirënjohjen dhe nderimin tim më të madh për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në historinë tonë kombëtare.