Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se ka krijuar sipërmarrje personale, atë të inceneratorëve. Sipas numrit një të selisë blu, sipërmarrja në fjalë u ka grabitur shqiptarëve 420 milionë euro. Duke u ndalur tek fluturimet me charter të publikuara nga hackerat iranianë për kryeministrin Rama, ai u shpreh se asnjë homolog tjetër nuk ka realizuar as gjysmën e këtyre fluturimeve charter. Berisha nga ana tjetër e akuzoi Ramën si zëdhënës të interesave serbe në rajon dhe armik të votës së lirë.