Kryedemokrati Sali Berisha priti këtë të martë në selinë blu deputetin e CDU në Bundestagun gjerman, Peter Beyer, njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor. Në një dalje për mediat Berisha u shpreh se gjatë takimit e kishte njohur zyrtarin gjerman me sfidat dhe problematikat me të cilat përballet Shqipëria.