Sali Berisha tha se dënon me forcë aktet terroriste në Zubin-Potok dhe Zveçan. Ai e quajti rastin një skenar tipik që i shkon për shtat Kremlinit, ndërsa fajësoi drejtpërdrejtë Serbinë. Këto akte janë një aktakuzë e rëndë e Beogradit, i cili kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re, kërkon me çdo kusht, destabilizimin e Kosovës. Natyrisht një skenar i tillë, është skenar tipik i Rusisë së vogël, që i shkon në interesin më të madh edhe të Kremlinit. GHTWiSUTyVg