Pak orë pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi ish kryeministri Sali Berisha mbërriti në selinë e Rithemelimit dhe mbajti një konferencë për shtyp, ku e mbrojti atë, ndërsa akuzat ndaj tij dhe dhëndrit i cilësoi si politike. Sali Berisha është shprehur më tej se nuk i ka takuar dy oficerët e policisë, pasi respekton Kushtetutën e jo mercenarët e Edi Ramës.