Partia Demokratike zyrtare Dega Kukës ka përsëritur thirrjen e saj për bashkimin e të gjithë demokratëve dhe opozitarëve, në zgjedhjet për kryebashkiaun e ri të qytetit verior. Përmes një deklarate për shtyp, PD thotë se demokratët kanë humbur shumë prej frymës së konfliktit, duke shtuar se interesi i demokratëve është dalja me një kandidat të vetëm të të gjithë opozitës për bashkinë Kukës.