Sali Berisha u ndal këtë të dielë në Kombinat ku vijoi turin e foltoreve. Kreu demokrat u shpreh i bindur se opozita është në prag të përmbushjes së misionit të saj historik atë të largimit të qeverisë. Jam i vetëdijshëm dhe i sigurtë se ne së bashku sot, jemi në prag të përmbushjes së misionit tonë historik të shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga narkodiktatura, apo diktatura autokratike, e cila në shumë aspekte ka shkatërruar dhe dëmtuar qënien shqiptare më shumë se çdo regjim tjetër në tërë historinë e këtij vendi.