Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar 3 video të ditës së votimit në një qendër votimi në Elbasan, ku një person që mban edhe bexh në qafë, merr një fletë votimi, e vulos, e më pas e nxjerr jashtë. Sipas Berishës, kjo është prova e pakontestueshme sesi u manipuluan zgjedhjet me 11 maj.