Ish-kryeministri Sali Berisha, publikoi këtë të martë prova të reja për atë që e konsideron fenomeni i ‘trenit bullgar’, për manipulimin e zgjedhjeve. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha solli me video një rast nga një qendër votimi në një fshat të Elbasanit, ku lokali I fshatit ishte zgjedhur për të qenë Qendër Votimi, ku shihet sesi një fletë votimi pasi vuloset nxirret jashtë.