Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi këtë të mërkurë protesta të mëdha e të vazhdueshme deri në rikthimin e votës së lirë. Në konferencën me gazetarët, Berisha theksoi se pasi të binden shqiptarët për atë që po ndodh me kushtetutën, do të nisin protestat, duke kërcënuar Ramën.