Sali Berisha e konsideron politik arrestimin e Ilir Metës dhe urdhri për prangosjen e tij, sipas kreut të Partisë Demokratike, është dhënë nga Edi Rama. Ilir Meta u arrestua pak pas mesditës në zonën e Kthesës së Kamzës nga agjentët e BKH-së, dyshohet për dosjen CEZ-DIA. Ndërkohë, ndaj ish bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje.