Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencë për mediat nga selia e PD duke thënë se Komisioni i Përkohshëm i drejtimit të PD ka vendosur që të zbatojë vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit. Berisha sqaron se Komisioni do t’i komunikojë Bashës vendimet e anëtarësisë së PD për referendumin e datës 18 dhjetor për shkarkimin e kryedemokratit.